Drejtimi i stolit të Ançelotit deri më tani në Ligë ka kaluar nga festive në domosdoshmëri. Debutimi në La Liga në “Bernabéu” (kundër Vajadolidit, në gusht) ishte një shfaqje e potencialit që Madridi ka në stolin e tij. Me 1-0 ende në ajër, Brahim i ardhur nga stoli siguroi ndeshjen dhe më pas i dha një asist Endrik (edhe ky nga stoli) për ta vulosur atë.
Një fillim premtues… por nuk ka mjaftuar për të çimentuar besimin e Ançelotit. Me fundit e 1/3 të garës, kampionët në fuqi të Spanjës janë skuadra në La Liga që ka përdorur më pak zëvendësuesit ose ndryshe lojtarët e stolit.
Dhe Ançeloti është trajneri që ka bërë më pak ndryshime. Vetëm 888 minuta lojë dhe 48 zëvendësime të bëra në 12 ndeshjet e para të kampionatit spanjoll. Në ndeshjen e fundit kundër Osasunës, shifrat e stolit u rritën disi për shkak të dëmtimeve të hershme. Brahim (70’), Asencio (60’), Modriç (45’), Arda Gyler (15’) dhe Endrik (15’) shtuan 205 minuta në tabelën e zëvendësuesve.
MË TË “PËRDORURIT” – Lojtarët më të përdorur si zëvendësues nga Ançeloti në Liga kanë qenë Modriç, Rodrigo dhe Brahim Diaz. Kroati ka plot 174 minuta në shtatë ndeshje dhe i ka dhënë Viniciusit asistin për golin e fitores në Vigo. Braziliani (Rodrigo) ka luajtur 157 minuta në katër ndeshje, pa marrë pjesë në asnjë gol kur ka ardhur nga stoli.
Brahim Diaz nga ana tjetër ka grumbulluar 131 minuta në pesë ndeshje si zëvendësues. Krahas dy golave në të cilët ai mori pjesë kundër Vajadolidit, ai shtoi një asist në golin e tretë të Vinicius kundër Osasunës. Asnjë nga dymbëdhjetë lojtarët e tjerë të Realit të Madridit që kanë dalë nga bankina nuk kanë arritur 100 minutat e luajtura si zëvendësues në Liga… nëse numërojmë deri në minutën e 90-të (që është kriteri i ndjekur nga shumica e ofruesve të statistikave).
NDRYSHE NË EUROPË – Në Champions, Ançeloti tregon një identitet të ndryshëm në menaxhimin e zëvendësimeve. Në Europë italiani bën më shumë lëvizje. Në katër ndeshjet e para në Europë ai ka bërë 18 ndryshime nga 20 të mundshme.