Felipe Melo tallet me eliminimin e Fenerbahçes nga Liga Evropa

Skuadra e Fenerbahçes është eliminuar nga Liga Evropa, pasi mbrëmë u mposht nga Rejnxhersi përmes penalltive. Ish-lojtari i Gallatasarit, Felipe Melo i shikoi penalltitë dhe bëri një video duke u tallur me humbjen e klubit turk.

Pasi lojtari Jandas e humbi penalltinë, Melo iu gëzua shumë dhe videon e publikoi në rrjetet sociale. Skuadra skoceze në raundin çerekfinal do të luaj ndaj Atletik Bilbaos. /Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close