Federata e hendbollit publikoi protokollin për klubet

Federata e Hendbollit të Maqedonisë së Veriut ka publikuar protokollin e punës për klubet e hendbollit në kohë pandemie me Kovid 19 si mënyrë për të mbrojtur nga infektimi me virusin. Në përputhje me protokollet, stërvitjet dhe ndeshjet kontrolluese dhe zyrtare në kuadër të hendbollit do të luhen pa praninë e publikut. Do të ketë qasje kufizuese në terrenet dhe të gjithë zyrtarët e ndeshjeve në përjashtim të hendbollistëve do të duhet të mbajnë maska. Të gjithë hendbollistët dhe pjesëtarët e klubeve do të duhet të testohen më së paku 72 orë para ndeshjeve. Kujtojmë që në sezonin e ri të Superligës së hendbollit në vendin tonë do të garojnë 14 ekipe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close