FC Shkupi dhe Rabotniçki me epërsi të dyfisht pas 45 minutave të para

Java e 17 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë ka sjellë 6 duele interesante, në të cilat mund të shijohet lufta për kreun dhe fundin e renditjes tabelare në futbollin elitar të Maqedonisë.

Në derbin e parë shqiptarë, FC Shkupi, në stadiumin në Çair ka epërsi 2-0 paa 45 minutave t ëpatra kundër kampionit aktual, Struga Trim Lum. Gueye dhe Asani nga penaltia sollën epërsi për skuadrën nga Çairi.

Nuk ka gola në përballjen e dytë shqiptare, në mes Voska Sportit dhe Shkëndijës në stadiumin në Ohër. Me të njëjtin rezultat u mbyll pjesa e parë në mes Gostivarit dhe Sileksit në sfidën për kreun e renditjes.

Ndërkohë Tikveshi ka epërsi minimale në përballjen me Vardarin në Shkup. Në takimet e tjera, Pelisteri falë golit të Ivanovskit është në epërsi ndaj Besës së Dobërdollit, ndërsa Rabotniçki shënoi dy herë në portën e Brerës në sfidën që zhvillohet në Strumicë.

Liga e Parë – Java 17

FC Shkupi 2–0 Struga Trim Lum

Voska Sport 0–0 Shkëndija

Gostivari 0–0 Sileksi

Vardari 0–1 Tikveshi

Pelisteri 1–0 Besa 

Brera 0–2 Rabotniçki

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close