Mesfushori i spikatur ka arritur marrëveshje me FC Prishtinën, dhe do të jetë futbollisti më i shtrenjtë në Kosovë në 30 vitet e fundit.

Prezantimi i FC Prishtinës:
Mirë se vjen Sabien
Lilaj vije nga Izraeli – prezantohet nga Haradini
Prishtinë, 31 gusht 2020 – Sabien Lilaj, ikona e Skënderbut të artë. Mesfushori më i talentuar i Kategorisë superiore. Futbollist me pak klube. Prishtina vetëm skuadra e gjashtë në karrierë. KF Tirana nga moshat e reja (1999-2011), Lokomotiva Zagreb (2011-2012), Skënderbeu (2012-2018), Gabala, Azerbajxhan (2018-2019) dhe Sektizia Nes Tziona, Izrael (2019-2020).
Ka dëshirë: Prishtina të arrijë titullin dhe të mbetët klubi i fundit në karrierë!
Pa dyshim, Sabieni është futbollisti më i shtrenjtë i transferuar në tridhjetë vitet e fundit, si i Prishtinës, po ashtu edhe i kampionatit në Kosovë
/Lajmi.net/

