Skuadra nga Drenasi ka njoftuar se kanë ndarë rrugët me mbrojtësin Ilir Berisha, shkruan lajmi.net.

Kjo është bërë me një marrëveshje të dyanshme nga të dy palët.
Njoftimi i FC Feronikelit, pa ndërhyrje:
FC Feronikeli dhe qendërmbrojtësi, Ilir Berisha, kanë ndarë rrugët me një marrëveshje të dy anshme dhe me mirëkuptim të plotë nga të dyja palët.
Berisha dhe FC Feronikeli e panë të arsyeshme që kjo është marrëveshja më e mirë për të dyja palët, me Ilir Berishën që tregoi profesionalizëm dhe korrektësi deri në ditën e tij të fundit si lojtar i FC Feronikelit.
Berisha ju bashkua klubit në afatin kalimtar të janarit, duke treguar kualitet vendosshmëri në fushë.
FC Feronikeli e falënderon jashtë mase për gjithçka që dha për klubin.
Berisha do të jetë gjithmonë i mirëpritur tek skuadra e FC Feronikelit.
/Lajmi.net/

