Rakitic largohet nga Barcelona, bëhet me skuadër të re

Mesfushori kroat do të vesh fanellën e Sevillas në sezonin 2020/2021.

Mediet në Spanjë raportojnë se Sevilla dhe Barcelona kanë mbyllur marrëveshjen për Rakitic, përcjell lajmi.net.

32 vjeçari do të nënshkruajë kontratë tri vjeçare me Sevillan.

Kujtojmë se Rakitic pikërisht nga Sevilla ishte transferuar te Barcelona në vitin 2014, duke fituar edhe një titull të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close