
Mbrojtësi Fatih Ismali dhe mesfushori Besar Iseni nuk do të jenë pjesë e Voska Sportit në gjysmësezonin e dytë të elitës së futbollit vendor. Burimet tona mësojnë se dyshja Ismaili dhe Iseni janë larguar nga klubi shqiptar nga Ohri që këtë sezon po garon për herë të parë në mesin e më të mirëve të futbollit vendor.
Ismaili te Voska Sport u transferua këtë verë, kur u largua nga Rabotniçki, ndërsa më herët ka luajtur për Shkupin dhe Gostivarin. Ndërkohë edhe Besar Iseni u transferua gjatë merkatos së verës dhe vetëm pas gjashtë muajve largohet. Becko gjatë karierës së tij ka luajtur për Ferizajin, Egnatian, Shkupin dhe Vardarin.