Ezgjan Alioski rikthehet në ekipin e parë, Fenerbahçe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

Reprezentuesi i Maqedonisë, Ezgjan Alioski pas gati tre muajsh është rikthyer në ekipin e parë të Fenerbahçes, i cili triumfoi lehtësisht me rezultat 4-1 ndaj Kayserispor për tu kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë.

Alioski për herë të fundit ishte titullar për Fenerbahçen më 15 janar në ndeshjen e ligës kundër Gaziantepit, ndërsa tani ai u gjend në formacionin titullar në një ndeshje që skuadra nga Stambolli e dominoi plotësisht.

Fenerbahçe e mbylli me avantazh 2-1 pjesën e parë me dy golat e Emra Mor dhe më pas Dursun dhe Guler shënuan në pjesën e dytë. 

Alioski e luajti të gjithë ndeshjen për Fenerbahçen, e cila në gjysmëfinale do të përballet me Sivasporin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close