Holyfield, në llogarinë e tij në Twitter, ka bërë të ditur se po rikthehet në ring, dhe tifozët iu përgjigjën në mënyrë masive, duke i kërkuar një meç kundër Mike Tyon, përcjell lajmi.net.

57 vjeçari Holyfield, që është në pension që nga viti 2011, nuk ka parashikuar se kush mund të jetë rivali i tij.
Holyfield dhe Tyson janë përballur në të kaluarën.
Të gjithë e mbajmë mend meçin e vitit 1997, kur Tyson kafshoi veshin e Holyfield në ring, duke e humbur këtë luftë, që mbetet më e përfolura në histori të këtij sporti.
Një tjetër meç mes këtyre dy boksierëve, tani për çështje bamirësie, do të ishte i mirëseardhur për tifozët e këtij sporti./Lajmi.net/

