Eto’o: Vetëm ky sulmues ishte më i mirë se unë

Eto’o ka luajtur në nivele të larta për disa sezone, si te Barcelona ashtu edhe tek Inter.

I pyetur për futbollistin më të mirë në Afrikë, Eto’o u përgjigj: “Është e vështirë të thuash se kush ka qenë lojtari më i mirë në Afrikë. Kishte shumë që fituan tituj ndërkombëtarë dhe Topin e Artë në Afrikë. Unë jam ndër ta, natyrisht. Kam fituar garat më të mirat me skuadrat më të mira”, përcjell lajmi.net.

Aty ku Eto’o nuk kishte dyshime, ishte te sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave.

“Më i miri nga të gjithë ishte Ronaldo, Fenomeni. Unë kam shumë respekt dhe admirim për të. Pastaj ka shumë të tjerë që vijnë pas, ku e përfshijë edhe veten”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close