Eto’o: Mourinho është personi i vetëm që mund ta bëjë Romën kampion

Jose Mourinho gjatë verës morri postin e trajnerit të Romës ku fillimisht e nisi sezonin në mënyrë mjaft të mirë, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, në ndeshjet e fundit ‘Gjallorosët’ janë përballur me një rënie të dukshme të formës duke bërë që të mbeten prapa në tabelë.

Përkundër këtij fakti, Samuel Eto’o beson se Jose Mourinho është njeriu i duhur për të ndihmuar Romën të kthehet në krye në Itali.

“Ai është një femomen, është personi i vetëm që e shoh të aftë për ta bërë Romën kampionet pas gjithë kësaj kohe”, tha Eto’o shkurtimisht për gazetën ‘Marca’.

Eto’o e njeh mirë Mourinhon pasi punuar së bashku te Interi, kur fituan gjithçka që mund të fitohet në edicionin 2009/10. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close