Enver Sulejmani pranon dhurata nga FSHF për 28 Nëntor

Festa e Flamurit Kombëtarë u shënua në mënyra të ndryshme gjithandej ku ka shqiptarë, ndërsa në qytetin e Tetovës me këtë motiv u luajt ndeshje reviale në futboll ndërmjet legjendave e veteranëve të Tetovës dhe Durrësit. Dy ditë shoqërim me një mbrëmje festive në Kodrën e Diellit dhe më pas duel i mbyllur 3:3 në stadiumin e qytetit në Tetovë. Me këtë rast u bë shkëmbim dhuratash ndërmjet veti nga gjithë pjesëmarrësit, ndërsa mes tjerash vlen të ceket respekti që i’u bë nga ana e FSHF-së, njërit prej punëtorëve më të vjetër sportiv të Tetovës. Enver Sulejmani u befasua nga dhuratat e dërguara nga kreu i FSHF-së Armando Duka, mes tjerash edhe një fanellë e kombëtares shqiptare të personalizuar me emrin e tij. Sulejmani ndër vite ka qenë aktivist i rregullt sportiv në përgjithësi dhe i futbollit në veçanti, fillimisht në vitet e ngritjes së Shkëndijës drejt inkuadrimit në kategoritë më të larta, pastaj te Renova, për të gjetur pensionimin si zëvendës sekretar gjeneral i FFM-së. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close