
Muzikë shqiptare në dhomat e zhveshjes së Napolit. Burimi i videos në publik është kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, ndërsa “aktori” kryesorë dhe i vetëm i “shfaqjes” është reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Elif Elmas.
Amir Rrahmani ka postuar një video ku shihet Elif Elmas që kërcen nën ritmet e një muzike shqiptare.
“I lindur për dasma”, shkruan Rrahmani në postimin e tij.