Pas paralajmërimit ekskluziv për rikthimin e Fisnik Zukës te FC Shkupi, Sportmania sjell edhe një tjetër informacion të besueshëm nga merkatoja bardhekaltër. Rinor Ajdini, mbrojtës qendror 24-vjeçar, do të jetë lojtari më i ri i skuadrës nga Çairi.

Ajdini ishte pjesë e FC Gostivarit në sezonin e fundit, ndërsa më parë ka qenë pjesë edhe e Teteksit, Kadinos dhe Dragovoljacit në Kroaci. Ai vjen me përvojë të mirë dhe pritet të forcojë repartin defensiv të ekipit shkupjan.
Pavarësisht fillimit të ngadaltë në merkato, FC Shkupi po intensifikon lëvizjet për të ndërtuar një skuadër konkurruese për sezonin e ri në Ligën e Parë dhe garat ndërkombëtare.

