Ekskluzive: Omer Bunjaku e merr Basilio Ndong te Tirana 

Skuadra e Tiranës po përjeton një periudhë krize, por po punon me vendosmëri në çdo drejtim për ta kapërcyer atë.Bardheblutë e kryeqytetit të Shqipërisë do ta bëjnë edhe një lëvizje të re, duke afruar në radhët e veta një futbollist që më herët ka luajtur në kampionatin e Maqedonisë me FC Shkupin. 

Ashtu siç mëson ekskluzivisht, portali “Sportmania”, Basilio Ndong do të jetë përforcimi i ri i Tiranës. Sipas informacioneve jo zyrtare, drejtori sportiv i Tiranës, Omer Bunjaku ka arritur një akord me lojtarin dhe i njejti pritet të zyrtarizohet ditëve në vijim te Tirana. 

Se fundmi Basilio Ndong ka luajtur në kampionatin e Rumanisë, teksa për katër sezone gjatë periudhës 2017 – 2020 ishte pjesë e FC Shkupit, ku gjithashtu drejtor sportiv ishte Omer Bunjaku./Sportmania/  

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close