EKSKLUZIVE | Hadis Velii portier i ri i FC Malishevës

Sportmania mëson ekskluzivisht se portieri tetovar Hadis Velii, do të vazhdojë karrierën në elitën e futbollit kosovar. Ish-portieri i Shkëndijës, Renovës dhe Voskës do të jetë lojtar i ri i FC Malishevës. Kontrata pritet të jetë për 6 muaj, me opsion vazhdimi nëse Malisheva do të sigurojë dalje në Kupat e Evropës. Zyrtarizimi pritet të ndodh brenda ditës, sepse sonte në mesnatë mbyllet afati kalimtar në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close