EKSKLUZIVE |  FC Shkupi huzon për 6 muaj Besar Guxhufin

Portali Sportmania vazhdon t’ju sjellë informacione të dorës së parë. Lajmi ekskluziv i rradhës është huazimi 6 mujor i Besar Guxhufit nga FC Shkupi. Sulmuesi i ri vjen në Çair si huazim nga Beshiktashi i Stambollit. 19 vjeçari i rritur te Vardari, pas një super sezoni me Bellasicën në Ligën e Parë, u transferua te gjigandi turk, ku luante me moshat U19. Një dëmtim e largoi për një kohë nga terrenet reprezentuesin e shpresave të vendit, ndërsa ky huazim te Shkupi pritet ti japë mundësinë të kthehet në formën e duhur në futbollin e të rriturve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close