Burime zyrtare të “Sportmania” mësojnë se FC Shkupi është në prag të zyrtarizimit të një marrëveshjeje të madhe bashkëpunimi me një kompani gjigande.

Marrëveshja pritet të hapë një epokë të re për klubin, me investime të fuqishme që do të kthejnë Shkupin sërish në majen e futbollit në vendin tonë.
Zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje pritet të ndodhë nesër, ndërsa burimet tona e quajnë këtë si “momentin kur FC Shkupi fillon rrugën drejt një niveli të ri ndërkombëtar.”

