EKSKLUZIVE | Fatjon Jusufi pranë firmës me Voska Sport 

Vazhdon aktiviteti intensiv i Voska Sport në merkato. Burime të portalit SPORTMANIA mësojnë se ekipi nga Ohri është afër marrëveshjes me sulmuesin, Fatjon Jusufi. 28 vjeçari është pa skuadër pas ndarrjes me Gostivarin, ndërsa tashmë kontaktet e para të kryesisë dhe lojtarit janë vendosur. Gjërat shkojnë në kahje pozitive dhe palët duken fare pranë akordit. 

Jusufi pritet të bashkohet me Voskën për të përforcuar fazën ofenzive në vazhdim të kampionatit. Sulmuesi tetovar më herët ka luajtur me Strugën e Shkupin në Maqedoni, Partizanin e Tiranës në Shqipëri dhe Shirakun e Armenisë, derisa ka nisur karrierën te Renova. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close