Egzon Bejtullai: Shkëndija është ekip që gjithmonë kërkon rezultat pozitiv në Europë

Ararat – Shkëndija do të luhet nesër në Jerevan të Armenisë në kuadër të xhiros së parë eliminatore në Ligën e Konferencës. Ky do të jetë dueli i dytë ndërmjet këtyre dy skuadrave, pas asaj të parë që u zhvillua një javë më herët në Shkup në të cilën tetovarët triumfuan me rezultat 2:0.

Para kësaj sfide ka folur edhe kapiteni kuqezinjëve, Egzon Bejtullai.

Egzon Bejtullai: “Mendoj se fazën përgatitore e kryejtëm me sukses dhe tani jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen me FC Ararat. Të gjithë lojtarët janë të fokusuar e të koncentruar për ndeshjen e nesërme që të japim maksimumin dhe të arrijmë rezultat sa më pozitiv”.

Egzon Bejtullai: “Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Të gjithë në skuadër janë lojtarë të mirë dhe me karakter të fortë, e atmosfera e mirë që mbizotëron në skuadër besoj që nesër të reflektohet edhe në fushë. Shkëndija është ekip që gjithnjë kërkon të ketë rezultat pozitiv në garat evropiane. Vitin e kaluar e lëmë pas, dhe shpresojmë që këtë vit të përsërim kohërat kur në Shkup sollëm klube të mëdha evropiane. Mendoj se për këtë jemi të përgatitur”.

Ndeshja Ararat – Shkëndija luhet nesër, duke nisur nga ora 17:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close