Kombëtarja e Nigerisë ka arritur që ta mposht Egjiptin në ndeshjen hapëse të Kupës së Afrikës të grupit D.

Nigeria ka arritur një fitore minimale 1-0, por shumë të rëndësishme ndaj asaj të Egjiptit.
Golin e vetëm të Nigerisë e ka shënuar ylli i Leicester Cityt, Kelechi Iheanacho në minutën e 30-të të takimit, i cili realizoi një eurogol në stilin ‘volley’.
Goli i Iheanachos – VIDEO
Nigerianët kështu marrin tre pikët e para të grupit D, gjersa ndeshja tjetër në këtë grup mes Sudanit dhe Guinesë zhvillohet nga ora 20:00. /Lajmi.net/
The post Egjipti i Salah e nis me humbje Kupën e Afrikës, mposhtet nga Nigeria appeared first on Lajmi.net.

