Pasi ditën e djeshme morën dritën jeshile nga Ministria e Shëndetësisë për të rifilluar me stërvitjet grupore, Federata e Futbollit të Kosovës sot ka përcaktuar edhe datat për rinisjen e ndeshjeve.

Futbolli në Kosovë fillimisht do të nis me ndeshjet e Kupës me 2 dhe 3 qershor që në program janë gjysmëfinalet, ndërsa ato të kthimit do të luhen me 17 qershor. Ndërkohë kampionati në Superligën e Kosovës do të rinis nga data 7 qershor dhe do të përfundojnë deri më 25 korrik. Kujtojmë që Kosova doli më efikase që merr vendim konkret për të rinisur me futbollin, për dallim nga Shqipëria që përkrah faktit që kanë vendosur datat nga FSHF, por ende nuk kanë marrë miratimin e Qeverisë.

