Edhe Watford rreshtohet kundër idesë që ndeshjet t’i luajë në stadiume neutrale

Premierliga po mendon të rikthehet në ditët e para të qershorit, dhe është hartuar një projekt që ndeshjet e mbetura të luhen në tetë stadiume neutrale.

Por, fillimisht Aston Villa dhe Brighton, e tani edhe Watford, janë rreshtuar kundër kësaj ideje.

Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti i Watford, Scott Duxbury.

Skuadrat nga fundi i tabelës, e shohin si hendikep mos zhvillimin e ndeshjeve si vendas në stadiumet e tyre, pasi po luftojnë për mbetje në Premierligë.

Në anën tjetër, skuadrat e fundit të tabelës janë kërcënuar se nëse nuk pranojnë projektin që ndeshjet të luhen në stadiume neutrale, sezoni do të shpallet i përfunduar me tabelën aktuale, duke iu bërë të ditur atyre se do të përfundojnë në Championship./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close