Ylli i Kombëtares së Kosovës duket se po kalon ditët e fundit te Werder Bremen, para se të bëj një lëvizje te ndonjë skuadër më e madhe.

Skuadra si Liverpool, Borussia Dortmund, RB Leipzig, Southampton dhe Aston Villa, janë përmendur për interesimin e Rashicës.
23 vjeçari, tani është cak edhe i gjigantit tjetër të Premierligës, skuadrës së West Hamit.
Mediet në Gjermani raportojnë se West Ham United janë të gatshëm të paguajnë deri në 35 milionë funte për Rashicën, por do të presin se si do të përfundojë sezoni në Bundesligë.
Rënie eventuale e Werderit një kategori më poshtë, do të bëjë që kjo skuadër të ulë çmimin e Rashicës./Lajmi.net/

