“Sportmania” mëson se edhe një tjetër shqiptar do të rikthehet në stafin teknik te FC Shkupi. Bëhet fjalë për Enes Qailin, i cili do të jetë pjesë e Shkupit për në gjysmësezonin pranveror në elitën e futbollit vendor.

Qaili do të jetë pjesë e stafit teknik së bashku me Muarem Muaremin dhe teknikun turk Alparslan Erdem.
Enes Qaili edhe më herët ka qenë pjesë e FC Shkupit, teksa së fundmi i njejti i angazhuar te KF Gostivari. /Sportmania/

