Edhe një futbollist tjetër shqiptarë do të vesh fanellën e Hajdukut në Split

Skuadra e Partizanit nga Shqipëria ka zyrtarizuar huazimin e Oresti Rifa-s te Hajduk i Splitit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, “Të Kuqtë” shkruajnë se marrëveshja për 18-vjeçarin është me opsion blerjen e kartonit në fund të sezonit.

Posti i plotë KF Partizani

“FK Partizani me kënaqësi njofton transferimin në formulën e huazimit të Oresti Rifa te Hajduk i Splitit. Marrëveshja mes dy klubeve për kalimin e sulmuesit 18 vjeçar me opsion blerjen e kartonit në fund të sezonit nga kroatët e Hajduk Split është konkretizuar së fundmi. Rifa një produkt i Akademisë Partizani, prej dy sezonesh ishte pjesë e skuadrës së parë dhe tashmë do të provojë aventurën e re në futbollin kroat.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close