E konfirmuar: Disa lojtarë të Milanit janë prekur nga COVID-19

Infektimeve nga koronavirus nuk ka mundur t’i shpëtojë as skuadra e Milanit.

Paulo Maldini dhe djali i tij, Daniel, janë menduar si rastet e vetme të Milan me COVID-19, por Scaroni siguroi se dyshja tani po bën mirë, dhe të tjerët janë në rrugën e shërimit.

“Ne kemi disa lojtarë të infektuar që po shërohen, por të dy Maldinët tani po bëjnë mirë”, ka deklaruar presidenti i Milanit për WarRoom, përcjell lajmi.net.

“Millanello është hapur dhe ne kemi filluar sërish me stërvitjet, duke mbajtur distancën tonë. Ne po bëjmë hapa drejt rifillimit”.

“Ne duhet të mësohemi të jetojmë me virusin dhe kjo vlen edhe për futbollin. Nuk është e mundur të qëndrosh akoma derisa shkalla e infeksionit është zero”.

“Në fund të fundit, ne duhet të miratojmë formulën gjermane,e cila i vendos të infektuarit në karantinë, ndërsa të tjerët vazhdojnë”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close