Kampionati shqiptar i futbollit, është kampionati i radhës në Evropë që cakton një datë konkrete për vazhdimin e tij.

Kategoria Superiore me 12 klubet e saj, do të zbresin në fushat e futbollit nga data 3 qershor.
“Sot zhvillova një mbledhje me Presidentët e klubeve të Kategorisë Superiore, ku diskutuam mbi kalendarët dhe protokollin mjekësor për rifillimin e futbollit”, ka shkruar Duka në rrjetet sociale, përcjell lajmi.net.
“Pas diskutimeve konstruktive vendosëm të rifillojmë Kategorinë Superiore në datë 3 Qershor”.
Kujtojmë se në Kosovë ende nuk ka një datë të caktuar për vazhdimin e kampionatit, dhe në ditët në vazhdim pritet të ketë një vendim vendimtar./Lajmi.net/

