E konfirmon Barcelona, Aguero për tre muaj jashtë fushës

Argjentinasi kishte probleme në zemër gjatë ndeshjes së fundit, aty ku u dërgua menjëherë në spital, transmeton lajmi.net.

Tani, Barcelona përmes një komunikate zyrtare konfirmoi që Aguero nuk do jetë gati për tre muajt e radhës.

“Lojtari i Barçës, Kun Agüero, i është nënshtruar një procesi diagnostikues dhe terapeutik nga Dr. Josep Brugada. Ai nuk është i disponueshëm për përzgjedhje dhe gjatë tre muajve të ardhshëm do të vlerësohet efektiviteti i trajtimit për të përcaktuar procesin e rikuperimit të tij”, shkroi klubi.

Ndërkohë, nesër Barcelona do zhvillojë ndeshjen ndoshta vendimtare ndaj Dynamo Kiev./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close