E Fundit / Ky është MVP i sezonit në NBA

Burime jozyrtare kanë konfirmuar se Giannis Antetokounmp është MVP i sezonit 2019/2020 në NBA, shkruan Insporti.Sulmuesi i Milwaukee Bucks, greku Giannis Antetokounmpo është shpallur lojtar i viti për herën e dytë radhazi sipas burimeve të NBA.Ky çmim zyrtarisht do të prezantohet gjatë mbrëmjes së sotme ( e premte). Giannis bëhet vetëm lojtari i dytë në histori që fiton MVP dhe Mbrojtësi Më i Mirë i Vitit pas legjendave  Hakeem Olajuwon dhe Michael Jordan.

Giannis Antetokounmpo pati mesatare prej 29.5 pikëve, 13.6 kërcimeve dhe 5.6 asistimeve.Ai bëhet lojtari i 12-të që fiton dy çmime MVP radhazi pas Stephen Curry, James, Nash, Tim Duncan, Jordan, Magic Johnson, Larry Bird, Moses Malone, Kareem Abdul-Jabbar, Wilt Chamberlain dhe Bill Russell. /Insporti.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close