Thiago Alcantara zyrtarizohet te Liverpulli

Pas shumë negociatave, Liverpulli sot ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit spanjoll, Tiago Alkantara. Ky i fundit largohet nga Bayerni i Mynihut, duke u transferuar te Liverpulli për shumën e 25 milionë funtave dhe ka firmosur kontratë 4 vjeçare e skuadrën e Jyrgen Klopit.

“Mendoj se është ndjenjë e shkëlqyer. Po prisja për këtë moment dhe jam shumë, shumë i lumtur të jem këtu. Kur vitet kalojnë, ti provon të fitosh sa më shumë që mundesh, dhe kur fiton, dëshiron më shumë fitore. Mendoj se ky klub përshkruan atë që unë gjithashtu jam. Unë dua të arrij të gjitha synimet, të fitoj sa më shumë trofe të jetë e mundur”, ka thënë Alkantara.

29 vjeçari numëron 29 trofe të fituara gjatë karrierës së tij me Bayernin dhe Barcelonën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close