Victor Osimhen po kalon një sezon të bujshëm me Napolin dhe është në fokusin e disa klubeve. Gjithsesi, sulmuesi e ka sqaruar, se vetëm në fund të sezonit do të analizojë të ardhmen e tij.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Mendoj se jam në rrugën e duhur. Në fund të sezonit do të ulem me agjentët e mi dhe do të analizoj gjithçka”,- tha sulmuesi duke folur për Sport1.
Osimhen garanton se nuk dëshiron të largohet nga Napoli: “Do të jem në bisedime edhe me klubin. I jam tepër mirënjohës Napolit dhe do të gjejmë një zgjidhje të mirë së bashku”.
Sulmuesi 24-vjeçar nigerian, i cili ka shënuar 23 gola në 28 ndeshje, e ka përcaktuar tashmë largimin e tij nga skuadra e Spallettit për shifrën e 100 milionë eurove sipas zyrtarëve napolitanë.

