Dyshimet për dallavere, UEFA po heton shitjen e katër lojtarëve në Arabi

UEFA ka nisur hetimin e shitjes së katër lojtarëve në Arabi. Shitjet e Verrattit, Abdou Diallo dhe Draxler që sollën mbi 80 milionë euro në arkat e klubit parizian dyshohet se janë bërë me dallavere. 

Hetuesit e UEFA-s po hetojnë afërsinë mes PSG-së dhe klubeve që kanë marrë kartat e lojtarëve dhe të drejtën e lidhur me paraqitjet e tyre sportive.

Nëse UEFA do të demonstronte se kontratat e shitjes ishin nënshkruar ndërmjet dy palëve të lidhura, do të konfirmohej një shkelje e Fair Play Financiar. 

Katar Sports Investments, një fond investimesh nga Katari, aktualisht zotëron 100% të PSG dhe do të analizohen transaksionet e klubeve të përfshira në merkaton e transfereve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close