Dygolësh i Joselut, Reali i Madridit rimerr “komandën” e La Ligas

Reali i Madridit kaloi 0-2 pengesën Getafe dhe u ngjit i vetëm në krye të La Ligas me dy pikë më shumë se surpriza Girona.

14 minuta rezistuan vendasit në “Coliseum”Skuadra e Carlo Ancelottit gjeti golin e avantazhit me anë të sulmuesit Joselu, i cili përfitoi edhe nga pasiguria e portierit vendas.

Krosim i Lucas Vasquez nga e djathta dhe gol me kokë i 33-vjeçarit, i gjashti sezonal për të në La Liga me Realin.

Mason Greenwood goditi shtyllën në minutën e 52′, ndërkohë që Reali realizoi golin e dytë katër minuta më vonë. Duke qetësuar Carlo Ancelottin në pankinë.

Sërish Joselu, 33-vjeçari mori një asist nga Vinicius Junior, dribloi bukur mbrojtësin kundërshtarin dhe mposhti për të dytën herë Getafen.

Reali kishte një mundësi të artë për të shënuar të tretin në minutën e 63′, por Vinicius Junior bëri më të vështirën, duke mos dërguar dot topin në rrjetë.

Borja Mayoral goditi shtyllën në minutën e 73′, ndërkohë që Vinicius pati mundësi të tjera për të shënuar. Përfundimisht 0-2 për “Los Blancos”, të cilët marrin “komandën” e kampionatit spanjoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close