Erdon Daci mbetet protagonist apsolut në radhët e Konyasporit këtë sezon. Të martën reprezentuesi i shpresave të Maqedonisë së Veriut realizoi dy gola në fitoren 4:3 të skuadrës së tij ndaj Gallatasarajit. Falë paraqitjes së tij dhe ndikimit që pati në rezultatin përfundimtar, 22 vjeçari është përzgjedhur në formacionin e javës në Super Ligën turke . Daci është vendosur në krahun e djathtë të sulmit, ndërsa në 11-she janë përfshirë edhe futbollistë si Larin, Diagne, Pelkas e Mota.



