Driton Kuka deri më tani ka arritur të nxjerrë tri medaliste të arta olimpike, shkruan lajmi.net.

Përveç medaljeve olipike, xhudistet e drejtuara nga Kuka kanë fituar edhe shumë çmime botërore e evropiane.
Falë këtyre arritjeve, Driton Kuka është nderuar nga Univeristeti “Luarasi” në Tiranë me titullin akademik “Doctor Honoris Causa”.
Kuka përmes një postimi në Facebook njoftoi për çmimin e fituar, dhe bëri thirrje sërish që xhudo të bëhet pjesë e sistemit edukativ në Kosovë dhe Shqipëri. /Lajmi.net/

