Drejtuesit e Man City blejnë skuadër në Belgjikë

City Football Group kanë blerë një skuadër të re, duke ia bashkangjitur Manchester City, New York, Mumbai dhe të tjerave. Bëhet fjalë për skuadrën nga liga e dytë e Belgjikës, Lommel SK.

Skuadrat belge kanë akademi mjaft të forta dhe City mund të përfitojë nga talentët atje. Lommel luan ndeshjet e saj si vendase në stadiumin me 8 mijë ulëse, Soeverein Stadium, në provincën Limburg.

Ata ishin në pozitën e gjashtë në ligën e dytë të Belgjikës, para se futbolli të suspendohej.

City Group Football ka në pronësi skuadrat e Man City, New York City, Melbourne City, Yokohama F. Marinos, Club Atletico Torque, Girona, Schuan Jiuniu dhe Mumbai City. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close