Drejtori i ri i Newcastle: Do krijojmë skuadër të suksesshme që garon gjithmonë për trofe

Pas 14 viteve në krye me Mike Ashley ku ranë dy herë në Championship, Newcastle tani drejtohet nga sheikët e Arabisë Saudite, shkruan lajmi.net.

Drejtuesi i ri i Newcastle, Yasir Al-Rummayan, një ndër kryesorët në PIF, thotë se ndihet shumë i lumtur që kanë marrë drejtimin e klubit.

“Jemi shumë të lumtur që jemi drejtuesit e rinj të një nga klubet më të famshme në futbollin anglez”.

“Falënderojmë tifozët e Newcastle për mbështetjen e vazhdueshme gjatë viteve dhe jemi të emocionuar të punojmë bashkë me ta”.

Ndërkohë, Amanda Staveley, drejtuese ekzekutive në PCP thotë se do këtë investime afatgjatë dhe synojnë të garojnë për trofe,

“Ky është investim afatgjatë. Jemi të emocionuar për të ardhmen e përbashkët te Newcastle”.

“Do ndihmojmë klubin që të këtë arritje të mëdha. Ambiciet janë si të tifozëve – të krijojmë skuadër të suksesshme që garon për trofe të shumtë në tërë botën”, deklaroi ajo.

Ndërkohë, buxheti i drejtuesve të rinj kap vlerën e 400 miliardë euro, plotë 30 herë më të shtrenjtë se presidenti i Chelseas./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close