Pa fitues ka përfunduar derbi në mes të Romës dhe Milanit në kuadër të javës së 32-të të Serie A.

Pjesa më interesante e ndeshjes ishin minutat shtesë, ku edhe u shënuan të dy golat.
Fillimisht shënoi Abraham për epërsinë e vendasve në minutën e tretë shtesë.
Ndërkohë golin e barazimit e shënoi Saelemaekers në minutën e shtatë shtesë.
Pas këtij barazimi, Milani është në vendin e katërt me 57 pikë, aq sa ka edhe Roma dhe dy pikë më pak se Juventus.

