E hëna, dita e konfirmimeve të lajmeve të dalura nga portali “Sportmania”. Pas Emir Asanit, radha ishte për Xhezair Avdulin, që zyrtarisht prezantohet te Shkupi, teksa për të njejtin e portali jonë kishte paralajmëruar në detaje që nga data 31 dhjetor.

Avduli me Shkupin ka firmosur kontratë për dy vite e gjysmë.
Ai i bashkohet skuadrës nga Çairi, pas një aventure mjaftë të suksesshme me KF Arsimin në edicionin vjeshtor.
Avduli është futbollisti i dytë që transferohet te Shkupi në këtë merkato, pas mbrojtësit turk, Emir Yazici.

