Dinamo Zagreb fiton titullin kampion në Kroaci

Dinamo Zagrebit i ka mjaftuar një pikë në transfertë ndaj Hajdukut të Splitit për ta fituar matematikisht titullin kampion në Kroaci për këtë sezon. Ndeshja Hajduk Split – Dinamo Zagreb përfundoi pa gola përderisa për gjigantin kroat është titulli i 24 i fituar në histori të klubit. Për Dinamon deri në muajin mars ishte aktivizuar edhe mesfushori shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi. Ai ishte edhe kapiten i Dinamos, por në mars vendosi t’i bashkohet skuadrës elitare të Japonisë, Bexhing Guon. Për sa i përket sezonit aktual në elitë e futbollit kroat, në 32 ndeshje, skuadra nga Zagrebi ka arritur të sigurojë 71 pikë plot 12 më shumë se Hajduku i vendit të dytë. Kujtojmë se deri në përfundim të sezonit në Kroaci, kanë mbetur edhe katër xhiro për tu zhvilluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close