Dilemë e madhe për Arbin Zejnullain, sirenat nga jashtë nuk ndalen! 

Mesfushori tetovar, Arbin Zejnullai, pas një super-periudhe me Egnatian, është përballë një vendimi të madh për të ardhmen e tij. Pas 5 trofeve të fituar, përfshirë dy tituj kampion rresht, fantazisti vendosi të mbyllë ciklin në Rogozhinë, edhe pse drejtuesit i ofruan kontratë të përmirësuar për ta mbajtur në skuadër.

Zejnullai beson se është koha për një sfidë të re dhe ofertat nuk kanë munguar. KF Shkëndija i Tetovës ishte ndër të parat që shfaqi interes serioz. Oferta konkrete nga Indonezia, sinjale të forta nga Turqia, interes afatgjatë nga një ekip rus, dhe opsione të hapura në Poloni, Ukrainë e Çeki, tregojnë se Zejnullai është më i kërkuar se kurrë.

Në Shqipëri dhe Kosovë, të gjitha skuadrat pretendente dhe disa projekte ambicioze kërkojnë shërbimet e tij. Dhe jo pa arsye, në sezonin e fundit, Arbin Zejnullai jo vetëm që barti lojën si mesfushor organizator, por luajti me sukses në të gjitha pozitat. Nuk ka luajtur vetëm si mbrojtës qendre dhe portier. Thjesht mbuloi çdo pozitë, përfshi këtu edhe mbrojtës i majtë dhe i djathtë, duke treguar një shkathtësi të rrallë dhe nivel të lartë profesionalizmi.

Tani mbetet pyetja e madhe. Cilin destinacion do të zgjedhë Zejnullai në këtë kapitull të ri të karrierës së tij?

Dilemë me shumë rrugë, por vetëm një vendim!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close