Ylli francez, i cili aktivizohet me FC Barcelona, Dembele, iu është nënshtruar testeve për Covid-19 dhe tashmë ka pranuar rezultatet.

Lojtari ka dalë i pastër nga këto teste, duke hequr një frikë të madhe nga vetja e tij, transmeton lajmi.net.
Dembele tani synon që të rikuperohet edhe nga lëndimi që pësoi para suspendimit të kampionatit, në mënyrë që të jetë i gatshëm për Ligën e Kampionëve.
Ndeshjet e Ligës së Kampionëve do të luhen në muajin gusht, kështu që lojtari ka në dispozicion edhe më shumë se dy muaj.
Barcelona do të ketë punë me Napolin, për të prerë biletën për çerekfinalen. Ndeshja e parë kundër napolitanëve mbyllej me rezultatin 1:1. /Lajmi.net/

