De Bruyne: Taktikat e Guardiolas janë të papërceptueshme, e vështirë për lojtarët

Ylli i Manchester City, Kevin De Bruyne, ka dhënë komentet e tij mbi atë se si është të luash dhe të stërvitesh nën urdhrat e Pep Guardiola.

Guardiola njihet si një nga trajnerët më të mirë në botë, dhe shquhet për kërkesat e tij të larta ndaj lojtarëve, sidomos në aspektin taktik.

Këto taktika të katalanit duket se janë shpeshherë vështirë të përceptuara për lojtarët e Man City, përfshirë De Bruyne.

“Mendoj se ka disa raste kur lojtarët vijnë në fillim dhe ai jep shumë shpjegime”, ka thënë De Bruyne, transmeton lajmi.net.

“Ti i di disa gjëra në fillim, të cilat duhet t’i bësh, por në fillim lojtarët mendojnë “oh, koka ime po shpërthen”, ka shtuar belgu.

Shpjegimet e tij, De Bruyne i ka bërë për yllin e Los Angeles Lakers, Alex Caruso. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close