Dashmir Elezi rikthehet në Tetovë, do të luajë sërish me Shkëndijën

Dashmir Elezi rikthehet në Tetovë. Talenti do të jetë sërish pjesë e Shkëndijës edhe pse disa javë më parë firmosi me ekipin nga Gjeorgjia, Torpedo Kutaisi.

KF Shkëndija përmes një komunikate i drejtohet opinionit për të sqaruar situatën e re të krijuar në lidhje me sulmuesin Dashmir Elezi.

Edhe pse me kërkesë të vetë futbollistit dhe familjes së tij, KF Shkëndija vendosi të mos pengojë dëshirën dhe pretendimet e lojtarit për tu transferuar jashta vendit. Kësisoj u pranua oferta e Torpedo Kutaisit dhe Elezit i’u aprovua transferimi në Gjeorgji.

Fatkeqësisht pas firmosjes dhe prezantimit me klubin e ri, duke ditur ndodhitë familjare të Dashmir Elezit (brenda një muaj humbi babain dhe gjyshin), 18-të vjeçari është gjetur në situatë të rënduar emocionale dhe ndërkohë nga Torpedo Kutaisi i është dhënë leje që të kthehet në Tetovë për të vendosur me qetësi për të ardhmen.

Vendimi i futbollistit dhe familjes është se duke ditur ndodhitë familjare në këtë moment, transferimi jashta vendit ishte hap i shpejtuar dhe se në këtë periudhë Dashmiri ka nevojë të qëndrojë pranë të afërmve të tij.

Në këtë situatë, Shkëndija ka hapur sërish dyert për Elezin, i cili iu është bashkuar kuqezinjëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close