Conte konfirmon 13 raste me COVID-19 te Tottenham

Spurs pranuan disa raste me COVID-19 para ndeshjeve të radhës ndaj Rennes dhe Brighton & Hove Albion, transmeton lajmi.net.

Është raportuar që shtatë lojtarë dhe anëtarë të stafit ishin pozitiv me koronavirus, por Conte ka zbuluar se numri i rasteve është rritur në 24 orët e fundit.

“Tetë lojtarë dhe pesë pjesëtarë të stafit, por problemi është se kemi çdo ditë probleme me COVID-19, njerëzit që nuk ishin me koronavirus dje, kanë dal sot dhe jemi duke mbajtur kontakte të vazhdueshme. Është problem serioz”.

“Sot një tjetër lojtar dhe një tjetër anëtar i stafit. Nesër kush? Unë? Ndonjë pjesëtar tjetër i stafit? Dua të flas për futbollin, kjo nuk është gjë e mirë për tifozët dhe stafin”, deklaroi ai.

Ndërkohë, ndeshja ndaj Rennes planifikohet të vazhdohet, mirëpo Tottenham ka të drejtë të kërkojë në Premierligë që të shtyhet takimi me Brighton./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close