Cleveland rikthehet te fitorja, Oklahoma lider në Perëndim, Antetokounmpo i jep fitoren Bucks

Kryesuesit e Cleveland rikthehen te fitorja në kampionat, duke mundur 127-117 Indiana. Donovan Mitchell me 35 pikë ishte më i miri në fushë për Cavaliers mbështetur edhe nga Garland me 24 pikë. Fiton edhe Atlanta, 122-117 ndaj Phoenix, sfidë ku Trae Young realizoi 43 pikë. ndërsa 35 pikët e Booker për miqtë mbetën për statistikë.

Fitore të madhe korri jashtë fushe Brooklyn, që mundi 131-114 Portland, ku protagonist ishte Johnson me 24 pikë. Në Perëndim, në krye të renditjes qëndron Oklahoma, që sot fitoi 118-102 në fushën e Philadelphia. Shai me 32 pikë e Williams me 24 bënë diferencën në fushë.

Nuk zhgënjen sot Milwaukee, që falë një “triple double” të Antetokoumpo (33 pikë, 11 rebound, 13 asist) mundi 130-115 Sacramento.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close