Shorti për eliminatoret për Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani do të hidhet më 9 tetor në Frankfurt. Për të tretin kampionat radhazi do të marrin pjesë 24 skuadra dhe ky është një shans i ri për Maqedoninë që të jetë sërish në mesin e më të mirave të kontinentit europian. Duke qenë se shansi përmes Ligës së Kombeve është humbur, mbetet ende cikli normal kualifikues prej tetë ose dhjetë ndeshjesh.

Shorti do të luajë një rol të madh në shanset e Maqedonisë, të cilat mund të ofrojnë një grup jo shumë i fortë. Maqedonia nga vazoja e katërt është në pritje të shortit dhe nuk mund të përballet me Gjeorgjinë, Greqinë, Turqinë, Kazakistanin, Luksemburgun, Azerbajxhanin, Kosovën, Bullgarinë dhe Ishujt Faroe.
Grupi që mund të ishte i mirë për Maqedoninë: Hungaria, Finlanda, Islanda, Maqedonia, Moldavia, San Marino. Përderisa një grup i padëshiruar për përfaqësuesen e Milevskit do të ishte: Holandë, Francë, Ukrainë, Maqedoni, Sllovaki.
Dy përfaqësueset e para nga secili grup dhe disa nga vendi i tretë do të kualifikohen drejtpërdrejt ose do të luajnë play-off për një vend në Gjermani 2024.

