Chiellini dhe Bernardeschi rikthehen në stërvitje para ndeshjes kundër Atalantës

Juventusi synon t’iu rikthehet fitoreve pas humbjes së rëndë të pësuar nga Chelsea në mesjavë 4-0, shkruan lajmi.net.

“Zonja e Vjetër” të shtunën zhvillon ndeshjen kundër Atalantës nga ora 18:00, ku synon të marrë pikët e plota.

Massimiliano Allegri ka marrë lajme të mira para këtij dueli, pasi sipas mediave italiane Giorgio Chiellini dhe Federico Bernardeschi janë rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të grupit.

Bernardeschi i ka befasuar të gjithë duke u rikuperuar nga një dëmtim muskulor më shpejt sesa pritej.

Pritej të rikthehej edhe De Sciglio, por ai ende nuk është rikthyer në stërvitje me bashkëlojtarët.

Chiellini është një tjetër rikuperim i rëndësishëm për Allegrin, ndërsa të gjithë sytë janë tek Paulo Dybala, i cili tashmë pritet të kthehet në formacionin titullar kundër Atalantës. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close